Meta: Qeveria, përpjekje për të dëmtuar klimën
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ILir Meta akuzon qeverinë për përpjekje për dëmtimin e klimës së besimit dhe standardet e zgjedhjeve të 23 qershorit.Në këtë situatë, Meta thotë se LSI do të bashkëpunojë ngushtë me OSBE-ODIHR-in, BE dhe Shtetet e Bashkuara për të siguruar këto standarde."Ne do të bashkëpunojmë ngushtë me faktorin ndërkombëtar, me misionin e ODIHR-it në mënyrë të veçantë, me SHBA-të dhe BE-në, për të arritur standardet më të larta të zgjedhjeve, për të mbrojtur zgjedhjet nga përpjekjet e dukshme të qeverisë në ikje për të dëmtuar klimën e besimit tek standardi i këtyre zgjedhjeve. Qytetarët shqiptarë duhet të jenë shumë të qetë dhe të sigurt se zgjedhjet do të jenë plotësisht të garantuara nga ana e opozitës, në mënyrë të veçantë nga ana e LSI-së. Për herë të parë në këto zgjedhje LSI do të ketë komisionerët e saj në të gjitha nivelet, numëruesit e saj dhe kjo do të jetë një garanci për transparencë maksimale të procesit dhe jo vetëm për të mbrojtur votat që do të jepen për LSI-në por për të mbrojtur votën e çdo qytetari për çdo forcë politike që ai beson dhe voton. Për ne procesi është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër ndërkohë që më falni pë mungesën e modestisë por fitorja është e padiskutueshme. Megjithatë e përsëris që procesi është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër" tha Meta.Ndërkaq, duke iu përgjigjur interesit të medias në lidhje qeverisjen me PS-në nëse fitojnë zgjedhjet e 23 qershorit, Meta tha se LSI do të ketë më shumë përgjegjësi në qeverisje kjo edhe si pasojë e rezultatit që kjo forcë politike pret më 23 qershor."LSI synon që më 23 qershor të garantojë integritetin e votës së çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe standardin më ta lartë dhe transparent të zgjedhjeve. Për këtë ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2009 apo të vitit 2005 ne kemi mundësinë të kontribuojmë realisht sepse për herë të parë do të kemi komisionarët, numëruesit dhe përfaqësuesit tanë në KZAZ kudo në të gjithë vendin. Kjo është garanci shumë e fortë jo thjesht për votuesit dhe përkrahësit e LSI-së por për të gjithë qytetarët shqiptarë. Parësore për ne do të jetë respektimi me rigorozitet i votës së çdo qytetari shqiptar. Për sa i takon rezultatit të zgjedhjeve është i padiskutueshëm që do të jetë rezultati më i mirë, historik, ndërsa roli i LSI-së në të ardhmen do të jetë shumë më i lartë se sa ka qenë në të kaluarën. Kjo do të vijë për shkak të përkrahjes që ka gjetur dhe do të verifikohet më 23 qershor në të gjithë Shqipërinë, kudo në çdo qark për Lëvizjen Socialiste për Integrim” tha Meta.Deklaratat Meta i bëri gjatë prezantimit publik të 'Kontratës së gjelbërt' me Zyrën për Mbrojtjen e Mjedisit."Në këtë kontratë janë të përfshira 40 çështje mjedisore që janë të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit dhe për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve. Sëbashku do të trajtojmë çështet e mjedisit me prioritet të veçantë sepse dhe sfidat ekonomike që kemi përpara janë shumë të lidhura me këto çështje duke përfshirë dhe çështje të shëndetit dhe punësimit. LSI do të jetë një avokate e përhershme të çështjeve të mjedisit pasi është e bindur se nuk mund të ketë një zhvillim të qëndryshëm pa realizuar një ambjent miqësor me mjedisin ku jetojmë" tha Meta.Meta për deklaratat e Ramës për anulimin e ligjit të mbetjeveI pyetur në lidhje me deklaratat e PS-së për anulimin e ligjit për importin e mbetjeve, Meta u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim për çdo vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me mjedisin do të konsultohet me shoqërinë civile, me zyrën qytetare për mbrojtjen e mjedisit dhe me të gjithë ekspertët e tjerë të kësaj fushe.“Mbrojtja e mjedisit do të jetë prioritet i jashtëzakonshëm për ne sepse janë bërë mjaft gabime në të kaluarën edhe për shkak të mungesës të ekspertizës së kërkuar, pra nuk është kërkuar ekspertiza, edhe për shkak të nënvlerësimit të impaktin mjaft të rëndësishëm që ka mjedisi në cilësinë e jetës së qytetarëve por edhe në pasojat e pallogaritshme ekonomike që sjell dëmtimi i mjedisit” tha ai.Meta për apelin e ndërkombëtarëve për konstituimin e KQZ-së“Ne do të bashkëpunojmë ngushtë me faktorin ndërkombëtar, me misionin e ODIHR-it në mënyrë të veçantë, me SHBA-të dhe BE-në, për të arritur standardet më të larta të zgjedhjeve, për të mbrojtur zgjedhjet nga përpjekjet e dukshme të qeverisë në ikje për të dëmtuar klimën e besimit tek standardi i këtyre zgjedhjeve. Qytetarët shqiptarë duhet të jenë shumë të qetë dhe të sigurt se zgjedhjet do të jenë plotësisht të garantuara nga ana e opozitës, në mënyrë të veçantë nga ana e LSI-së. Për herë të parë në këto zgjedhje LSI do të ketë komisionerët e saj në të gjitha nivelet, numëruesit e saj dhe kjo do të jetë një garanci për transparencë maksimale të procesit dhe jo vetëm për të mbrojtur votat që do të jepen për LSI-në por për të mbrojtur votën e çdo qytetari për çdo forcë politike që ai beson dhe voton. Për ne procesi është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër ndërkohë që më falni pë mungesën e modestisë por fitorja është e padiskutueshme. Megjithatë e përsëris që procesi është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër” tha Meta.