Përplasen 3 automjete, plagoset një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2013, 09:58
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Cërrik-Elbasan por fatmirësisht pa viktima.Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Mjekës ku dy autobusë linje janë përplasur me një makinë dhe për pasojë është plagosur lehtë një person.Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se shkak për aksidentin ka qene shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte autovetura ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.