KVV: KQZ s'ka votat të ndryshojë udhëzimet, fushata veç me dy 2 liderë

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka publikuar sot raportin e tretë për zgjedhjet e 23 qershorit.Raporti i cili periudhën 24 maj-16 qershor evidentohet ngërçi i krijuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve duke theksuar se ky institucion nuk ka votat e nevojshme për të ndryshuar udhëzimet.Sipas Koalicionit të Vëzhguesve Vendor, KQZ-ja është munduar të funksionojë normalisht por ka  shmangur vendimarje apo udhëzime që kërkojnë  5 vetë apo shumicë të cilësuar.Gjithashtu sipas KVV-së liderët e dy partive kryesore politike në vend drejtojnë fushatën në sulme për njëri tjetrin dhe nuk paraqesin objektivat që duhet të përmbushin për qytetarët."Gjithashtu nuk kanë munguar incidente që kanë çuar deri në sulme ndaj zyrave elektorale por dhe në kërcënime ndaj kandidatëve” thekson KVV-ja.Koalicioni thekson më tej se fushata nisi përpara afatit të përcaktuar nga ligji dhe në shkelje të plotë të kodit zgjedhor ndërsa vihet re klimë e tensionuar politike.Vendosja e kasetave të partive politike në dispozicion të mediave çon në humbjen e pavarësisë së mediave, veçanërisht të atyre që nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të ndjekur fushatën.