Rama në Tonight: Ja pse shqiptarët duhet të votojnë Rilindjen në 23 qershor
Kur kanë mbetur vetëm 5 ditë nga 23 qershori, kreu i PS Edi Rama është rikthyer në studion e Tonight Ilva Tare, për një analizë të fushatës elektorale në përfundim të saj, por dhe për një mesazh për elektoratin se pse duhet të votojnë PS dhe numrin 29 të dielën. Intervista e plotë vijon si më poshtë:
5 ditë kanë mbetur për të shkuar majtas, jeni i bindur, po ju keni shkuar majtas?Të shkosh majtas në këtë rast është të shkosh nga zemra.Karafilat në xhaketet tuaja, gjetje apo jua dhurojnë?Jo është një rit. Unë jetoj me ngjyrat, jam pjesë e tyre.Pas gjithë turit, ka gjëra që kanë ndryshuar dhe keni reflektuar pas fushatës?Ndryshe nga Saliu nuk kam pritur fushatën për të zbulluar Shqipërinë, e njoh Shqipërinë me siguri km për km. Kaq shumë kam udhëtuar sa që di me sy vendet ku ka dhe nuk ka valë celulari.Ka pasur zhvillime dhe me teknologjinë?I kam adoptuar njohuritë në bazë të zhvillimeve. Shqipëria është një peizazh shumë i dëmtuar, nga erozioni, shkatërrimi i pyjeve, gërryerja e lumenjëve. Është një vend që nuk ka asnjë rrugë me standarde, me përjashtim të një pjese të rrugës së Kombit. Është një vend ku ka realisht dëme, varfëri dhe plagë të jashtëzakonshme.Po tuneli i Elbasanit?Kjo është kantandia ku kemi arritur. Tuneli apo cdo vepër publike ndërtohet me paratë e popullit, nuk është vepër që të duket si shpikje. U ndërtua tuneli, po pastaj? Jemi në situatën e vendeve të botës së tretë ku qeveritë mburren me rrugët. Janë shpenzuar shumë para, kemi shumë pak rrugë dhe në ato pak rrugë nuk kemi standarde. Ky këndvështrim është i bazuar mbi fakte, mbi ato që kemi parë dhe mbi dy debate të fundit të Ministrit të Transporteve që se ka provuar dot që ka ndërtuar 10 000 km rrugë. Njerëzit kanë shumë tunele, ndërkohë që ndërtohet ai tunel për të marrë ca vota. Kanë tunelin e varfërisë, e listave, ku ka presion mbi administratën. Pyetja nuk është si u bë tuneli, po sa ka kushtuar, si janë shpenzuar këto para, pra rrugët kanë mbetur rrugëve. Qytetarët në 23 qershor janë shumë të qartë në përceptimin dhe marrjen e vendimeve të tyre. Në një vend ku media është institucioni i të vërtetës, një Kryeministër i tillë do ishte kryqëzuar, s’do kishte qëndruar as një muaj në pushtet. Qeveria nuk e provon dot që ka bërë 10 mijë km rrugë.Nuk keni folur më për anullime koncensionesh?Nuk keni dëgjuar ju, unë kam folur. Kemi folur për transparencë, do shikojmë të gjitha kontratat dhe si janë bërë ato, aty ku janë shkelur do të zhbëhen. Për ato që janë realizuar në kundërshtim me ligjin do ndjekim ligjin dhe do kërkojmë dëmshpërblim. Do angazhojmë me fuqinë e parlamentit një komision për të bërë të gjithë hetimin e këtyre koncensioneve.Keni thënë se do zbatoni ligjin pas 23 qershorit për administratën që ka dalë në fushatë?Jo me ata, por me të tjerët që i kanë urdhëruar të dalin në fushatë. Ka kuadër ligjor të plotë kushtetues , këto janë cështje që do i trajtojnë gjykatat, ne do ti trajtojmë nga pikëpamja etike. Kush ka abuzuar do ndëshkohet dhe sdo ketë më vend në administratë.Berisha tha në Shkodër se nuk po flisni më për pensionistët por kërkoni të coni në pension Berishën që punon 300 min në ditë më shumë se ju?Po nga e di ky, apo që rri pas vrimës së celësit tim, që merret me familjen time, të vdekur e të gjallë. E dyta e punës cfarë rëndësie ka sesa minuta rri në zyrë ai njeri? Të flasim për bilancin, Shqipëria sot lëngon në kushtet e një mbijetese, arka e shtetit është bosh, njerëzit ku shkojnë i shikojnë nga xhepat, Shqipëria nuk ka ujë, nuk ka shtet. Për cfarë flasim ne? Biznesi është me litarin në fyt. Sot shqiptarët blejnë më pak.Ekonomia familjare e njerëzve të zakonshmë është me rëndë sec ka qenë që prej periudhës së piramidave. Ne kemi bërë një plan. Gjëja e parë që do bëjmë është ulja e taksave për 95% të njerëzve, kriza po i faturohet njerëzve të zakonshëm.Do i rrisni për kompanitë?Jo. Do ulim taksat për gjithë ata që sot jetojnë me një rrogë nën 1,5 mln. Sipër kësaj ne do heqim taksën e sheshtë dhe do vendosim taksim të ndershëm. Do ulim taksat për gjithë fermerët, do fillojmë dhënien e certifikatave të tokës dhe do ulim naftën, duke heq akcizën dhe taksën e qarkullimit, atë të makinerive bujqësore. Po kështu do ndërtojmë sistemin vaditës, zotohem solemisht se kjo histori turpi do marrë fund në katër vitet e ardhshme, për ta zhdukur nga premtimet elektorale. Problemi tjetër janë plehrat, e di pse vendet e tjera eksportojnë plehra të rrezikshme në Shqipëri, vetëm se nuk ka kontroll. Ne do anullojmë ligjin për importin e plehrave. Ne do heqim TVSH për 5 ushqimet bazë.Gjithë këto taksa që do hiqni, si do të kompensoni atë pjesë të buxhetit të munguar?Nga taksimi i ndershëm, heqja e TVSH për 5 ushqimet bazë, ulja e TVSH për enrgjinë, heqja e 10% për ilacet, etj janë sa gjysma e parave që shqiptarëve u humbasin nga nafta. Ne do fitojmë për ti dhënë fund avazit të vjetër, për të hapur luftë madhore kundër evazionit, korrupsionit dhe kjo ska të bëjë me kompanitë por me ata që kanë vulat e sstetit në dorë që marrin paratë për vete. Me kompanitë do vendosim një marrëdhënie krejt të re, nuk do ketë taksë progresive që ta keni të qartë, do ketë taksim në dy nivele. Rilindja është të rilindim ekonominë, shtetin. Një Kryeministër të tillë vendet normale do ta përdornin vetëm si personazh kabaresh.A do ketë ulje të kuotave në pranimet e studentëve në fakultetin e drejtësisë?Kjo është një pyetje 1 mln eurosh, është situatë shumë komplekse. Saliu i bëri një pabesi të rinjve, bleu 5 vjet qetësi duke joshur prindërve për të paguar shkollën e tyre. Dhe mbrapsh morën një diplomë pa asnjë vlerë. Kemi universitete private pa fund, po bëhen 100. Kemi numrin më të madh të juristëve për km katror në botë. Ne skemi më zanate, kemi krahun më të papërgatitur të punës, si mund të marrin ne investime. Jemi në kushte kur duhet të ndërrojmë model dhe këtë e ka kuptuar dhe Saliu që na ndjek nga pas. Bazohej shumë dhe në remitanca, por ato kanë rënë. Në këto kushte duhet industri prodhuese për të prodhuar vende pune dhe për këtë duhet zgjidhur problemi i pronës. Duhet një administratë shtetërore korrekte me publikun dhe investitorin, pra duhet shtet. Ai thotë jam model familjar, po çfarë modeli familjar?Sa e parashikOni rritjen e xhidipisë në vit?Është një cështje që do shihet vit pas viti. Rritja ekonimike e viteve të shkuara mund të ketë qenë dhe 5% por ka qenë pa punësim. Duhet ekonomi prodhuese që nxit industritë prodhuese. E dyta një ekonomi prodhuese që është e bazuar në zhvillimin rural, po se kthyem në vend prodhimi të ushqimit për cfarë diskutojmë këtu, NATO, BE? Dhe së treti janë shërbimet, për këto të trea duket një strukturë e re.Çfarë mekanizmash do ngrini që të zgjeroni gamën e taksapaguesve?Duhet të krijomë sensin e barazisë para ligjit, jo si sot që trecereku i qeverisë nuk paguajnë taksat lokale. Nëse sot u themi kompanive se do rrisim taksën dhe nëse Shqipëria është po kjo nga struktuara e pikëpamjes së shërbimeve është katastrofë ekonomike. Por nëse vendosim sistemin e rregullt të tatimeve kompanitë nuk e kanë problem nëse ju rritet taksa. Pra nuk do kemi taksë progresive për kompanitë.Si e komentoni futjen e zotit. Basha në fushatë?
E komentoj si rënie të kallajit, e kujtojnë të gjithë kur thoshte do u shërbej qytetarëve, skam punë me partitë. Por kjo ska rëndësi, në fund të fundit ai është personazh politik dhe ishte budallallëk ajo që tha atëherë. Tirana vuan nga i njëjti rrënim që ka pllakosur Shqipërinë, nuk ka ulje taksash, gënjen. I ka lënë si janë me ligj, por për të paguar paguajnë më shumë, në mënyrë arbitrare 2 dhe 3 fish.
Çfarë do bëni me ndërtimet pa leje që kanë filluar?
Tirana qeveriset me një populizëm të tejskajshëm. Klientelizmi që e ka mbërthyer Bashkinë është i pashoq, policia bashkiake është një bandë sekseresh, në Tiranë po rriten kate për qëllime fitimi. Kjo zallamahi që prodhoi Saliu në këto vite është e pashoqe. Legalizmi bëhet për dy aspekte, për të legalizuar ndërtimet ekzistuese dhe për frenuar ndërtimet pa leje. Zonat informale janë ndërtuar nga ëndrra për të pasur një shtëpi, do ti legalizojmë, do ti kthejmë në tituj pronësie dhe do ti kthejmë në kapitale aktive. Pra flasim për njerëzit e zakonshëm, jo për shtëpi për qëllime fitimi apo për qejf. Legalizimet do ti bëjmë pa asnjë qindrakë.
Taksa për pasigurinë e patundshme, do ndryshohet?
Ne do vendosim diferencë në taksim.
A goditet shtresa e mesme me sistemin tuaj të taksimit?
Ne do kthejmë në shtresë të mesme punonjësit e administratës. Po pse biznesmeni që ka rrogën e tij nuk do paguajë më shumë se një mësuese? Kush e konsumon më shumë të mirën publike ai apo mësuesja që nuk shkon dot për një ditë pushimi se nuk kam mundësi. Ky është një kontribut jo vetëm patriotik, por dhe detyrim.
Si mendoni ta paguani borxhi publik?
Ne do ndryshojmë struktualisht qeverinë. Do kemi më shumë investime të huaja,më shumë miq dhe partner. Ne do strukturojmë borxhin, do kemi një qasje tjetër me institucionet ndërkombëtare.
Si do ta ndryshoni gjyqësorin dhe prokurorinë?
Unë besoj se nuk gjen dot drejtësi në një vend që qeveriset me padrejtësi. Duhet të ndërtojmë forcën e shembullit dhe shembulli është Tirana, shkoni ndër vite dhe kujtoni Tiranën.