Fule, Ashton apel politikës: Kthejini besimin publikut, plotësoni KQZ

Komisoneri për zgjerimin e BE, Stefan Fyle dhe shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Europian, Katherinë Ashton kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit."Këto zgjedhje përbëjnë një test të rëndësishëm për institucionet demokratike të vendit dhe progresin e tij drejt BE. Ne vazhdojnë monitorimin tonë të situatës parazgjedhore dhe përgatitjes se zgjedhjeve duke theksuar nevojën e mbajtjes së tyre në raport me standardet ndërkombëtare dhe europiane dhe inkurajojmë dhe të ndiqen rekomandimet e OSBE/ODIHR" theksohet ne deklaratë.Më tej theksohet se "në këtë kontekst është gjithashtu kyce që liderët politikë të gjejnë një zgjidhje të prnaueshme nga të gjithë për ta bërë KQZ funksionale. Risjellim në vemendje se është përgjegjësia e të gjithë liderve politikë shqiptare dhe e vetë partive të forcojnë besimin e opinionit pulbik mbi procesin zgjedhor dhe krijimin e kushteve që këto zgjedhje të jenë të pranueshme për të gjithë” - mbyllet deklarata e zyrtareve te lartë europiane.