Berisha: Donald Rumsfeld, promotor i lirisë
Kryeministri Berisha ka vlerësuar lart rolin e ish-sekretarit amerikan të shtetit Donald Rumsfeld duke e cilësuar atë si promotor të lirisë.Në një bashkëbisedim për NATO-n ku ishte i pranishëm edhe ish-sekretari i mbrojtes Rumsfeld si dhe më ushtarakë dhe studentë, kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për kontributin e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën e Atlantikut të Veriut."Sot kemi një nga miqtë më të shquar të kombit shqiptar por edhe një nga promotorët e lirisë në SHBA, një nga strategët e paqes dhe sigurisë në SHBA dhe në botë ish-sekretarin Donald Rumsfeld. Ne jemi shumë krenar që sot ndodheni në Shqipëri pasi për ne ju mbeteni një nga miqtë më të shquar, mbeteni një personalitet i madh për të cilën ne kemi mirënjohjen më të thellë. Anëtarësimi në NATO ka qënë akti më madhor në historinë tonë kombëtare. Unë vlerësova shumë vendimin e presidentit për t`ju dekoruar me urdhërin e flamurit kombëtar. Flamuri ynë është kulti për supreme, atë e kemi gjënë më të lartë dhe ky është dekorimi I një miku që na ndihmoi për tu anëtarësuar në NATO, si një aleancë vlerash, paqeje dhe sigurie” shtoi Berisha.Rumsfeld:Jam në mbështetje të Shqipërisë dhe i besoj shumë shqiptarëveNdërsa ish-shefi i Pentagonit Rumsfeld rikonfirmoi mbështetjen ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ai theksoi se shqiptarët dinë të përcjellin një lloj ndjershmërie dhe energji pozitive në NATO."Jam në mbështetje të Shqipërisë dhe i besoj shumë shqiptarëve. E di se çfarë sjellin shqiptarët, sjellin energjinë pozitive. Ju dini të zhvilloni një lloj ndjeshmërie për vendin, dini të jepni ndjesi dhe energji pozitive” tha ai.