Tiranë, alarm fals për një çantë-bombë pranë Pallatit të Kulturës

Një çantë e dyshimtë e gjetur para Pallatit të Kulturës në Tiranë ka vënë në alarm punonjësit e policisë së kryeqytetit.Çanta e dyshimtë është parë nga kalimtarë të rastit në anë të trotuarit të cilët  të frikësuar se në të mund të kishte ndonjë lëndë plasëse kanë lajmëruar menjëherë policinë.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur eskpertë të policisë dhe forcat xheniere të cilët kanë bërë lokalizimin e çantë të dyshuar  dhe më pas është bërë edhe shpërthimi i stimuluar i saj.Pas shpërthimit të stimuluar në çantë nuk është gjetur asgjë e rrezikshme dhe alarmi për bombë rezultoi fals.