Topi me gazetarët sportivë: Partitë po e përdorin sportin edhe për fushatë

Kreu i FRD-së Bamir Topi ka akuzuar dy partitë e mëdha për përdorim të sportit vetëm për fushatë zgjedhore.Në një takim me gazetarë sportive Topi ka deklaruar se përdorimi i figurave emblematike të sportit për fushatë i ka dëmtuar rëndë ata.Ndër të tjera Kryetari FRD-së akuzoi qeverinë edhe për premtimin e pambajtur për ndërtimin e stadiumit.Ndër të tjera në bashkëbisedimin me gazetarët sportivë u prekën edhe një sërë problemesh të tjera me të cilat po përballet sporti në vendin tonë e kryesisht futbolli.