Meta: Shqipëria meriton të shkëputet nga harresa dhe varfëria
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar takime mjaft entuziaste me mijëra banorë të Këlcyrës, Përmetit dhe të Tepelenës, takime në të cilat ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë të LSI-së në Qarkun e Gjirokastrës.Në këtë takime Meta ka shprehur se vota për LSI-në është investimi më i mirë për të ardhmen dhe do t`u kthehet qytetarëve si një mbështetje për investime por edhe një përfaqësim të merituar në të gjitha qeverisjet qendrore dhe rajonale.Ai u shpreh se LSI është e vendosur tu hapë mundësi dhe hapësira të gjithë intelektualëve të Përmetit, Tepelenës dhe të të gjithë qarkut Gjirokastër që ata të bëjnë më shumë për të afirmuar veten e tyre por edhe të ndihmojnë komunitetin e tyre.“Vota juaj për LSI-në do të thotë që ju të jeni në qendër të vëmendjes për LSI-në, në qendër të programit në për punësimin , të programit tonë për gjallërimin e ekonomisë, për gjallërimin e bujqësisë, për mbështetjen e blegtorisë, për industrinë agro-përpunuese etj. Prandaj duke votuar LSI-në ju votoni për një perspektivë të re për të gjithë Shqipërinë sepse në mbajmë fjalën dhe ne jemi të përgjegjshëm për të ardhmen e vendit”, u shpreh Meta.Meta tha se LSI, në mënyrën më të qartë, ka një vizion konkret për ristrukturimin e ekonomisë, për të garantuar një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë, e cila synon stimulimin e rritjes së prodhimit të vend, uljen e importeve, rritjen e eksporteve për të pasur një ekonomi të qëndrueshme, e cila konkurron, e cila garanton vende të reja pune të qëndrueshme dhe afatgjata.“LSI si asnjë forcë tjetër politike ka një program të qartë për punësimin. Të gjitha politikat tona synojnë rritjen e punësimit, si ato arsimore për zhvillimin e arsimit të mesëm profesional dhe për formimin profesional, si politika e taksave njëkohësisht, sepse për ne çdo gjë duhet vënë në funksion të rritjes ekonomike dhe të rritjes së punësimit. Për ne duhet bërë çdo gjë për të vënë në lëvizje të gjitha resurset që ka vendi ynë duke u krijuar mundësinë të gjithëve që të punësohen sepse puna është dinjitet, mirëqenie, një e ardhme e sigurt dhe investimi më i mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Prandaj, duke mbështetur LSI, të gjithë mbështesim Shqipërinë të eci më shpejt në rrugën e rritjes ekonomike, në rrugën e mirëqenies së familjeve të Tiranës dhe të Shqipërisë, në rrugën e punësimit të të rinjve dhe të rejave, dhe natyrisht në rrugën e integrimit evropian të vendit”, vijoi ai.Duke përfunduar Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se fitorja e LSI-së më 23 qershor do të jetë e padiskutueshme në të gjithë Shqipërinë. Sipas tij LSI është një parti që kujdeset për njerëzit. “Fitorja jonë është e padiskutueshme më 23 qershor. Lëvizja Socialiste për Integrim është rruga e integrimit, kjo është rruga e mbajtjes së premtimeve. LSI është një parti që kujdeset për njerëzit dhe do të kujdeset akoma edhe më shumë sepse vota e qytetarëve shqiptarë do të jetë detyrimi ynë. LSI kujdeset për të rinjtë dhe të reja sepse ata janë e ardhmja e Përmetit dhe e gjithë Shqipërisë” tha Meta.