5 shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas vrasin policin grek

Grupi i shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas, vazhdojnë të mbjellin tmerr dhe frikë në Greqi.  Sipas mediave greke një punonjës policie është vrarë gjatë natës në Greqi dhe hetimet e para tregojnë se autorë janë shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas dhe që prej kohësh janë nën vëmendjen e policisë  grek.Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnate rreth orës 2:30 minuta, kur 5 persona të armatosur iu përgjigjën me zjarr kallashnikovi kërkesës së policëve për kontroll në vendin e quajtur Distomo.Nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë  një polic 37 vjec. Ndërkohë autoritetet greke kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e këtij grupi që prej kohësh shfaqet në zonë të ndryshme të Greqisë dhe kudo që shkellin sjellin fatkeqësi.5 shqiptarët akuzohen gjithashtu nga policia greke për vrasjen e një 25 vjeçareje, që humbi jetën nga plumbat më 30 mars, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, në ndjekje e sipër.8 shqiptarët u arratisën nga burgu duke u gdhirë 23 marsi. Ishin 11 shqiptarë që arritën të dalin nga ambientet e burgut, por 3 prej tyre u kapën menjëherë.