Gorica 23 vite pa ujë, banorët skeptikë përballë premtimeve të partive

Janë bërë gati 23 vjet demokraci dhë përsëri mungesa e ujit të pijshëm mbetet vetëm një premtim elektoral për banorët e Goricës së madhe në Korçë.Bëhet fjalë për 700 banorët e fshatit, Gorice e Madhe ne Korçe, të cilët prej dekadash vujane mungesen e ujit te pijshem.Kjo zgjidhje, e cila duhej dhënë me kohë nuk ka ardhur as nga pushteti lokal dhe as nga ai qendror dhe të ndodhur ne kete situate banoret e zones te lodhur nga pritja kane gjetur vete zgjidhjen duke investuar ne hapjen e puseve.Premtimet e shumta të politikanëve nuk kanë munguar as këto zgjedhje, por banorët e Gorcës e shohin me skepticizëm këtë gjë, aq më tepër kur premtohet që pas fitores së njërës apo tjetrës palë, uji do të fillojë të rrjedhë nëpër çezmat e tyre.