PS zhvillon mitingun përmbyllës në Peqin e Librazhd, Rama: Refuzojeni blerjen e votës
Partia Socialiste ka zhvilluar sot mitingun përmbyllës në qytetet, Peqin dhe Librazhd.Në fjalën e tij në Peqin, kryesocialisti Edi Rama theksoi se mitingu i djeshëm në Elbasan i tregoi kryeministrit se shqiptarët nuk gënjehen më me tunele elektorale."Ju jeni mbledhur këtu më shumë se asnjëherë tjetër për Partinë Socialiste. Kjo është fryma e rilindjes që po vjen, mbështjetja juaj për rilindje. Kjo është dita për të manifestuar këtu në qendrën e Peqinit dëshirën e papërmbajtur që historia e rrënimit të mbaroj dhe një histori e re të fillojë. Sot unë jam gdhirë me mbresën e jashtëzakonshme të mitingut madhështor që Elbasani zhvilloi dje duke i çuar një mesazh kumbues katragjyshit. Nuk gënjehet më ky populli as me asfalt elektoral, as me tunele elektorale sepse ky popull është në prag të vendimit për të dalë nga tuneli i papunësisë, nga tuneli i varfërisë, nga tuneli i analfabetizmit, nga tuneli i ndotjes dhe i braktisjes, nga tuneli i korrupsionit dhe i krimit , nga tuneli i mungesës së shpresës ku Saliu e tërhoqi zvarrë, ku pas 8 vjetësh shqiptarët do të dalin me kokën lart për të ndërtuar rrugën e rilindjes ” tha Rama.Kryesocialisti Rama u kërkoi qytetarëve të refuzojnë blerjen e votës dhe të përqafojnë ëndrrën e rilindjes."Refuzojini me përbuzje ata që ju trokasin tek dera për të blerë me miell, për të blerë me euro, për të blerë me kalljen e frikës 4 vitet e tjera mbi kurrizin tuaj. E pra hiqini ata nga kurrizi flakini dhe përqafoni ëndrrën e rilindjes duke shkuar në 23 qersh dhe duke vendosur fundin e rrënimit dhe fillimin e rilindjes. Ne ju zotohemi se me votën tuaj te numri 29 ju do të çliroheni nga një zgjedhës varfëruese dhe poshtëruese dhe do të na keni në krah në të mirë dhe në të keq. Do të jemi me ju, hallet tuaja do të jenë tonat, përpjekjet tuaja do të jenë të përbashkëta. Rilindje" shtoi Rama.Rama në Librazhd: Deklaratat e Berishsë, të një njeriu të dëshpëruar