Maturantët kopjacë do të verifikohen

Më shumë se 70 maturantë dyshohet se kanë kopjuar në provimin e parë të maturës shtetërore, atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë.Për këtë arsye, drejtori i arsimit paruniversitar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu, tha se ditën e hënë është firmosur urdhëri i Ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj për ngritjen e një komisioni që do të verifikojë testin e dyshimtë.Një pjesë e dyshimeve janë ngritur për faktin se maturantët kanë rezultuar shkëlqyeshëm në këtë test në kohën kur mesatarja e shkollës së mesme nuk e kalon notën 6. Në rast se konfirmohet kopjimi, atëherë maturantët do të penalizohen.Për testin nuk ka patur të kënaqur dhe as maturantë të cilët protestuan si një vit më parë. Por drejtori Vejsiu tha se vetëm 5 maturanët kanë dalë shkëlqyeshëm, pra me rezultanin 10. Ndërsa mbetës mbeten në nivelin 2.5 deri në 2.7%.Për ata që kanë kontestime kanë të drejtë të tërheqin kopjen e provimit dhe të bëjnë verifikimet e mundshme, por nuk ndryshojnë dot rezultatin. Pas 2 sfidave të para, maturantët më 29 qershor, kur duhet të ketë përfunduar dhe procesi i numërimit të votave, do të japin edhe provimin e tretë dhe të fundit, atë të lëndëve me zgjedhje.