KQZ: Komisionerët të marrin pjesë në trajnime
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpreh shqetësim në lidhje me mospjesëmarrjen e komisionerëve të Qendrave të Votimit në trajnimet e organizuara nga ky institucion.Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së i bëri apel partive politike të bëjnë të mundur pjesëmarrjen e komisionerëve në votime pasi kjo mund të jetë çojë në shkarkimin e tyre.“Komisioni Qendror i zgjedhjeve ju bën me dije se neni 39 shkronja ç, percakton detyrimin e Komisionereve te ketij niveli per te marre pjese ne trajnimet e organizuara nga KQZ-ja, dhe mospjessmarrja e tyre perben shkak per shkarkimin e tyre nga detyra e Komisionerit te Qendres se Votimit nga KZAZ-ja perkatese. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju ben apel Partive Politike , PD, PS,PR, dhe LSI që kanë të drejtë për të propozuar anetare te Komisioneve te Qendrave te Votimit, te bejne te mundur pjesemarrjen e komisionereve ne trajnim, pasi trajnimi i tyre i sherben zhvillimit te procesit zgjedhor te 23 qershorit dhe miremenaxhimit te detyrave funksionale ne Qendren e Votimit te anetareve te ketyre komisioneve zgjedhore” theksoi zëdhënësja.Në zbatim te detyrimeve te ligjore te parashikuara ne nenin 21 pika 9 e Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvillon kurse trajnime me anetaret e komisioneve zgjedhore te niveleve te dyta dhe te treta.Ne kete kuader KQZ duke filluar nga data 13 qershor eshte duke zhvilluar trajnimin e Komisionereve te Qendrave te Votimit por konstaton me shqetesim se pjesmarrja në këtë trajnim nuk ka qene e plote.Pavarësisht njoftimeve publike dhe angazhimit maksimal te KQZ per te siguruar mbarevajtjen e ketij trajnimi te rendesishem per procesin zgjedhor, nje numer i konsiderueshem i komisionereve te propozuar nga partite politike PD, PS, LSI dhe PR nuk kane marre pjese.Konkretisht ne qarkun:BERAT - pjesmarrja ka qene 50% (konkretisht rrethi Kuçovës 25 %, Skraparit -15%; BERATI -60% );DIBËR - pjesmarrja ka qene 50 % (rrethi Matit - 60%, rrethi Dibrës - 40%);KUKËS - pjesmarrja ka qene (rrethi Tropojës 50%) ;KORÇË - pjesmarrja ka qene 50 %( rrethi Pogradecit 50%; Kolonjës 40%; Korçës 60%)TIRANË - pjesmarrja ka qene 60 %; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstaton se qarqet me pjesmarrjen me te ulet jane: DURRËS - (Rrethi Krujës -10%; rrethi Durrës - 0 );ELBASAN - 15 %;FIER - 5 %GJIROKASTËR-30% (konkretisht: Rrethet Tepelenë dhe Përmet-60%, Rrethi Gjirokastër 0%)LEZHË - 5 % (Rrethi Miredites 10 %, Rrethi I Lezhes 0%)SHKODËR - 25% (konkretisht: Rrethi Pukës - 50 %; Rrethet Shkodër dhe Malësi e Madhe - 0% );VLORA - 5%