Grabitet sërish kisha 400-vjeçare e Shën Gjergjit

Kisha 400 vjeçare e Shen Gjergjit ne fshatin Shipske ne komunen e Voskopojes eshte grabitur nga tre persona ende te paidentifikuar nga policia. Nga hetimet e para mesohet se grabitesit pasi kane sharruar hekurat e dritares se ketij objekti te kultit ortodoks, kane vjedhur objekte me vlere si pjese te ikonostasit gjithashtu edhe nje ikone të vjeter. Ikona e vjedhur sipas njohesve te artit mesjetar ka pasur vlere te konsiderueshme ne tregun e zi.Kisha e Shen Gjergjit ne Shipske, eshte ndertuar me se kater shekuj me pare dhe nder vite eshte mirembajtur dhe restauruar nga banoret e fshatit. Ajo ne brendesi mbart vlera kulturore te artit bizantin dhe pervec ikonostasit ne te gjenden edhe afreske murale.Kjo pasuri ka qene objekt i kater vjedhjeve te kryera ne te gjate pese viteve te fundit.Ndersa Kisha e Shen Thanasit ne Voskopoje eshte vjedhur gjashte here, ku jane grabitur ikonostasi, pjesa me e madhe e ikonave dhe kembana duke lene pas vetem afresket qe nuk mund t'i shkulin nga muret e saj. Edhe pse këto vepra janë denoncuar pranë unifomave blu, ende nuk është vënë njeri përpara përgjegjësisë, atë të dëmtimit të objekteve të kultit.