Sondazhi i “IPR Marketing”: Koalicioni i majtë 51%, ai i djathtë 45%
Ethet se kush do të qeverisë Shqipërinë në 4 vitet që vijnë i kanë përfshirë të gjithë. 5 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve “Ora News” dhe IPR Marketing publikojnë të dhënat e sondazhit të 4-t kombëtar dhe atë rajonal të qarkut të Elbasanit.Nëse qytetarët shqiptarë do ti drejtoheshin kutive të votimit sot, e majta shqiptare do ti fitonte zgjedhjet me 51% të votave kundrejt 45 % të kolicionit të djathtë.Si forca politike Partia Socialiste kryeson me 41.5 përqind e ndërsa Partia Demokratike ndodhet 2.5 pikë më poshtë me 39 %. LSI ka zbritur në kuotën e 5.7 % e ndërsa partitë e tjera të spektrit të majtë marrin sëbashku 3.8 %.Sa i përket situatës në kampin e Djathë PDIU dhe PR marrin nga 1.5 pikë secila dhe partitë e tjera të vogla sëbashku marrin 3 përqind.FRD-ja e Bamir Topint gjendet në kuotën e 2.5 pikëve dhe AK ka zbritur në 1 %.
