Dështon votimi elektronik në qarkun e Fierit

Dështon votimi elektronik në qarkun e Fierit. Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar gjatë mbledhjes së radhës zbatimin e numërimit të votave me dorë në këtë zonë. Përfaqësuesit e subjekteve politike nuk patën asnjë kundërshtim dhe akti u miratua me 4 vota pro.Sipas KQZ-së kontrata me kompaninë INDRA ka përfunduar në mënyrë të parakohshme, pasi në fletën e votimit janë 67 subjekte nga 42 që ishin përcaktuar në kontratë.Komisioni Qëndror Zgjedhor ndër të tjera miratoi edhe akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 23 qeshorit .