Arvizu në Vlorë: Rezultate të sakta në kohë reale si dhe bashkëpunim me KQZ-në

Rezultate të sakta në kohë reale si dhe bashkëpunim me KQZ-në. Këtë porosi dha nga Vlora ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ndërsa u njoh me përgatitjet për zgjedhjet e 23 qershorit. Diplomati amerikan u takua me kryetarin e bashkisë së qytetit bregdetar, Shpëtim Gjika i cili nga ana e tij premtoi një proces pa incidente.“Është gjithmonë kënaqësi të vizitoj Vlorën dhe të bashkëbisedoja me kryetarin e bashkisë Gjika. U inkurajova shumë dhe nuk u habita duke e ditur që Gjika është një kryebashkiak i mirë. Gjithashtu  lidhur edhe me faktin mbi përgatitjet për zgjedhjet dhe kjo lidhet si me qendrat e votimit por edhe numërimin. Pres me kënaqësi rezultatet që do të dalin në kohën e duhur por edhe të saktë si dhe  pres bashkëpunim me KQZ-në dhe personat përgjegjës këtu në qarkun e Vlorës e çdo gjë të shkojë sa më mbarë” tha Arvizu.Situata e deritanishme në qytetin e Vlorës është paraqitur e qetë dhe ky fakt është vlerësuar nga ambasadori amerikan.