Universiteti Kristal leksion të hapur me akademikun e njohur,Theo Bosma
Theo Bosma, profesori i njohur në universitetin Witenborg të Hollandës, i njohur ndërkombëtarisht për hapjen e një qëndre profesionale për kërkimin cilësor, ishte i ftuari i universitetit “Kristal” në Tiranë.Akademiku Bosma jep leksione në shumë universitete të botës, ndërsa në Kristal në leksionin e tij të hapur referoi temën “Menaxhimi Global dhe Lidershipi”, temë kjo që do të referohet në Hagë pas disa ditëve.Stafi i akademikëve në universitetin “Kristal” kërkuan që të shtojnë bashkëpunimin e tyre me universitetin ku profesor Bosma është mësimdhënës për të nderuar në këtë mënyrë urat e komunikimit dhe specializimeve për studentët e universiteti “Kristal”.Akademiku Bosma duke vlerësuar këtë universitet tha se është gati të bashkëpunojë me homologë në shumë vende të botës, ku do të asistojë që studentët e këtij universiteti të specializohen, të vazhdojnë studimet të thelluara pas universitare dhe ta shohin këtë si një mundësi të mirë punësimi. Për këtë akademiku kërkoi bërjen e drafteve dhe marrëveshjeve konkrete."Me universitetin Kristal dhe me universitet të tjera jemi gati të bërjmë marrëveshje e të bashkëpunojmë. Për konkretizimin e kësaj marrëveshje na duhet një draft dhe një plan konkret veprimi që do të na çojnë drej progresit akademik. Ne duam që universitetin Kristal ta vendosim në rrjetin e homologëve botërorë. Ajo që do të referoj këtu para jush është diversiteti që sipas mendimit tim dhe eksperincës time në mësimdhënie dhe në përvojën jetësore diversiteti është i lidhur me kulturën e një vendi, është një dedikim, një program që është individuar por i pranueshëm dhe për të tjerët” tha ai.Studentët të fakultetit të arteve në universitetin “Kristal”, performuan pjesë muzikore të njohur për ti uruar akademikut mirëseardhjen në këtë universitet.