Krujë, futet për tu larë në rezervuar, mbytet 19-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2013, 16:03
Mbytet një i ri në ujërat e një rezervuari në Krujë. Viktima është shtetasi Albert Qira, 19 vjeç i cili ndërsa ishte futur me shokët e tij për tu larë në një rezervuar në Borizanë, nuk ka dalë më prej andej.Kanë qenë shokët që kanë denoncuar zhdukjen e tij në policinë e Krujës.Ndërkaq blutë kanë njoftuar menjëherë polumbarët, të cilët ne oret e mbremjes kane bere te mundur dhe nxjerrjen e trupit te viktimes.