Shemben shtesat pa leje, Hoxha: Qytetarët të denoncojnë rastet e ndërtimeve pa leje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2013, 16:35
Inspektoriati Ndertimor Urbanistik vijon me ndërhyrjet në ndërtesat, apo shtesat e paligjshme.INU ishte në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë ku për shkak të ndërtimeve masive, shumë shtesa janë të paligjshme, duke shkelur hapur ligjin dhe në disa raste edhe duke zënë hapësirat publike.Drejtori i Inspektoriatit, Florenc Hoxha, tha se insitucioni që ai drejton është i vendosur për të ndërhyrë pavarësisht incidenteve.

“Duke marrë shkas nga shqetësimet e banorëve të pallatit, ne po ndërhyjmë sot me forcën e ligjit për të goditur këtë objekt, i cili është ndërtuar në kundërshtim me ligjin. Edhe njëherë i garantojmë qytetarët e Tiranës, se ne do të jemi 24 orë në dispozicion të tyre dhe mirëpresim çdo telefonatë apo informacion, në lidhje me ndërtimet pa leje. Gjithashtu, i garantojmë ata se do të godasim çdo ndërtim të paligjshëm që do të bëhet brenda territorit të qarkut të Tiranës dhe të Bashkisë së Tiranës."- deklaroi Florenc Hoxha.
Ndërhyrjet e INU të bashkisë së Tiranës janë bërë intenisive për të shembur çdo ndërtim pa leje. Përgjatë ditës, por edhe në mbrëmje INU vijon me aksione në qëndër dhe periferi të kryeqytetit.