Idrizi në njësinë 5: Eksodin do ta përkujtojmë më 19 qershor

Partia Drejtësi Integrim dhe Uniteti ka zhvilluar një takim në Njësisë Bashkiake Nr.5, duke treguar edhe një herë mbështetjen që kjo forcë ka tashmë në popull. Gjatë prezantimit të kandidatit për deputet të Qarkut të Tiranës, zotit Tahir Muhedini, kryetari i PDIU-së zoti Shpëtim Idrizi i bëri thirrje të gjithë të pranishmëve që më datë 19 qershor, të mblidhen të gjithë bashkë më Qafë Botë për të inaguruar Varrezën Monumentale në Kllogjer dhe për të kujtuar 2900 viktimat e atij marshimi bilblik.“Miq, sot unë po vij tek ju jo si një lider politik për t’ju kërkuar votën, sepse me praninë tuaj këtu, keni dëshmuar se jeni forca e vërtetë e Partisë Drejtësi, Integerim dhe Unitet. Unë jam sot këtu për t’i bërë thirrje të gjithë shqiptarëve nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Çamëria e Diaspora që më datë 19 qershor të mblidhemi së bashku, fillimisht në Kllogjer ku do të inagurohet Varreza Monumentale, një prej më madhështoreve në Rajon. Kjo Varrezë isht më e pakta që ne mund të bënim për të reskpektuar kujtimin e mijëra shqiptarëve të Çamërisë që humbën jetën në rrugëtimin e tyre nga Çamëria në Shqipëri. Me këtë vepër, PDIU, Shoqata “Çamëria” por edhe të gjithë mbështetësit tanë tregojnë se ne nuk harrojmë dhe nuk e bëjmë gjakun ujë. Tashmë mbi 2900 shqiptarët që humbën jetën në atë vend, do të kenë një Varrez Monumentale, ku ta afërmit e tyre të vendosin një lule dhe mbi të gjitha, një vend pelegrinazhi që të jap akoma më shumë forcë për të vazhduar përpara betejën tonë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame.Miq, unë ju ftoj që më datë 19 qershor të jemi të gjithë aty, të rreshtohemi përpara kufirit imagjinar të vendosur nga Greqia, që ndan në mes Çamërinë, por Çamëria nuk ndahet dot dhe ne do luftojme që ai tra, gati-gati në të rënë, të rrëzohet përfundimisht dhe të gjithë të kenë mundësi të shohin varret dhe shtëpitë e të parëve të tyre. Miq, më datë 19 qershor kodrat e Çamërisë do të jenë të pushtuara nga ushtarë dhe policë grek, të cilët i druhen ndonjë sulmi nga ana jonë. Por ne në shekuj kemi treguar qytetari dhe kurr vandalizëm. Ne, shqiptarët e Çamërisë do luftojmë në të gjithë mënyrat ligjiore që ato kodra, të mbushen me ullinj të shqiptarëve të Çamërisë dhe jo me ushtar të armatosur. Prandaj miq, për të gjitha këtu unë ju bëjë thirrje që më datë 23 qershor të votoni numrin 50, të votoni Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet që ëndrrën e të parëve tanë për t’u rikthyer në Çamëri, të jemi ne ata që ta realizojmë” – mbylli fjalën e tij zoti Idrizi.Edhe kandidati për deputet i PDIU-së për Qarkun e Tiranës, Tahir Muhedini i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë që më datë 19 qershor të mbildhen në Qafë Botë për të treguar forcën e vërtetë të shqiptarëve dhe për të treguar se ne nuk harrojmë.