Napoli në sulm për El Shaarawyn
El shaarawy është nxjerrë në shitje nga Milan dhe këtë e konfirmojnë më së miri fjalet e administratorit Adriano Galiani.Në një intervistë për mediat Italiane, numri 2 i klubit kuqezi, ka konfirmuar faktin se Faraoni mund të largohet nga Milan në këtë merkato verore."Nuk ka ndonjë gjë kaq special, ndaj ne nuk jemi të kushtëzuar që ta mbajmë me patjetër në skuadër", ishin këto fjalët administratorit të Djallit në lidhje me të ardhmen e talentit kuqezi . Me këto fjalë, Adriano Galiani, ka hapur merkaton për faraonin e vogël të cilin e kërkojnë gjysma e skuadrave të mëdha të Europës . Ne e kemi thënë dhe më parë se sulmuesin tonë e lëshojmë vetëm përballë një oferte prej 40 ml euro . Kjo gjë duket absurde pasi vetëm pak kohë me parë Galliani ishte shprehur që Faraoni nuk kishte asnjë mundësi të largohej e ndërsa tani thotë të kundërtën, gjë që lë të nënkuptohet se klubi kërkon një farë buxheti për të bërë disa blerje me lekët që do të depozitohen nga shitja e djaloshi 20 vjeçar.Me ardhjen e Mario Ballotelit, loja e faraonit u zbeh, ai humbi ritmin dhe njëkohësisht dhe gjetjen e rrugës së rrjetës në fazen e dytë të kampionatit, duke qëndruar për një pjesë të madhe të sezonit në pankinë .Për shërbimet e El Sharauit, interesohet bosi i klubit të Napolit, De Laurentis, i cili edhe në Janar bëri një ofertë për djaloshin e Milanit prej 30 mil eurosh. Në atë kohë, përveç se nuk mjaftonte shuma, Milani as që kishte ndërmend që ta shiste faranin, por tani do të studiojë çdo ofertë të mundshme. De Laurentis ka patur gjithmonë një simpati të veçantë për talentin italin të futbollit me origjnë egjiptiane, ndërsa tani që Milan e ka nxjerrë në shitje, pritet të hidhet në sulm për ta ofruar në skuadër. Për të arritur te Faraoni, De Laurentis është i gatshëm të shesë Cavanin për të siguruar shumën që do të investojë për të përforcuar skuadrën .Gjithcka ngelet per tu par n muajt n vijim por dicka eshte e sigur skuadra si man city , PSG , Monako jan gati t bejn oferta marramendse per sulumesin 20 vjecar I cili shihet si nja nga talented e futbollit të ardhshëm