Ibra shënon dopiet personale dhe i jep fitoren Suedisë

Suedia ka regjistruar fitore prej 2-0 kundër ishujve Faroe në ndeshjen që u zhvillua në Stokholm, e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, Brazil 2014.Siç ndodh shpesh te kombëtarja suedeze, heroi i takimit ishte kapiteni Zlatan Ibrahimoviç, i cili i shënoi të dy golat e ndeshjes dhe siguroi fitoren skuadrës së tij.Golin e pare, bomeri i skuadrës së PSG e reralizoi në minutën e 35 ku u zhbllokua edhe rezultati. Pjesa e parë u mbyll me shifrat minimale 1-0, ndërsa edhe fraksioni i dytë i lojës foli për kombëtaren suedeze e cila nuk e pati të vështirë të dominojë përballë një skuadre amatore si ishujt FaroeGoli i dytë i këtij takimi erdhi në minutën e 82 nga pika e penalltisë me autor sërish gjigantin suedez Ibrahimoviç, i cili kompletoi edhe një dopietë personale në këtë sfidë .Kjo fitore e mban Suedinë në vendin e tretë në Grupin C me pikë të barabarta me Austrinë e vendit të dytë. Ndërsa grupi vijon të kryesohet nga Gjermania me vetëm 1 barazim dhe 5 fitore. Lufta për vendin e dytë duket se do të vijojë deri në fund pasi vendi i parë duket i siguruar nga Kombëtarja e pancerave.