Miqësoret, fitojnë Holanda dhe Spanja, zhgënjen Italia

Në pragë të fillimit të Kupës së Konfederatave, kampionët e Botës dhe Europës në fuqi si dhe nënkapionët e Europës, kanë zhvilluar dy takime miqësore si përgatitjet e fundit për ndeshjet zyrtare.Ndryshe nga Spanja e cila ka mundur pa shumë vështirsi Irlandën 2-0, Italia ka marrë shumë kritika në barazimin 2-2 të arritur ndaj një skuadre jo shumë të njohur si Hajiti.Një gol i Roberto Soldados në minutën e 69 dhe një i Juan Mata në minutën e 88, i mjaftuan Spanjës për të fituar miqësoren përballë Republikës së Irlandës.Takimi i zhvilluar në në New York, pa dominues djemtë e Vincente Del Bosque, por përballë një mbrojtjeje hermetike si ajo e Irlandës ishte shumë e vështirë të depërtojë dhe të gjejë rrugën e rrjetës.Pas shumë tentativazh, është sulmuesi i Valencias në gjysmën e pjesës që i jep avantazhin skuadrës së tij. Ndërsa mesfushori i Chelsit, Mata 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt dyfishon shifrat duke vulosur rezultatin e kësaj miqësore.Ndryshe nga Spanja, Italia ka bërë një figurë të keqe në ndeshjen e djeshme miqësore me modestet e Hajitit duke barazuar në shifrat 2-2. Për skuadrën e Cesare Prandellit shënuan dy mesfushorët juventinë: Giaccherini dhe Marchisio në minutat 1 dhe 72 por në pesë minutat e fundit Italia u shpërfytyrua duke pësuar dy gola në minutat 84 dhe 90.Barazim që i ka lënë shije të hidhur edhe Prandellit, i cili pas ndeshjes u shpreh: "Bëmë një figurë të keqe, por udhëtimi i gjatë dhe mospërshtatja me ngrohtësinë këtu, bënë që lojtarët në fund të ndjenin lodhje, çka solli edhe barazimin e rezultatit " tha trajneri Axurr.Ndërsa një fitore ka rritur edhe Holanda në miqësoren ndaj Kinës me rezultatin e pastër 2-0. Golat për tulipanët u shënuan nga Van Persi me anë të një 11-metërshi. Ndërsa mesfushori Shnajder arriti të shënojë një supërgol me tako duke mos i dhënë mundësi portierit kinez të reagonte