Celibashi në “Ora e Betit”: Do njohim atë PD që njeh gjykata
Në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në “Ora e Betit” në RTV Ora, kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi u shpreh se regjistrimi i PD-së në zgjedhje bëhet në bazë të dokumenteve.
Ai tha se një gjë e tillë nuk varet nga KQZ-ja, por nga gjykata dhe shtoi se kur të paraqitet dokumenti atëherë KQZ-ja do të dalë me një vendim.
Celibashi: Do të flasim për këtë çështje kur të jetë interesi për të regjistruar PD-në. Nuk mund të flas sepse do të isha jashtë staturën së pozicionit tim. Unë kam thënë dhe i qëndroj, se regjistrim i një partie prodhohet nga një dokumentacion nga gjykata dhe jo KQZ-ja. Kur të jetë ai moment do të shohim dokumentacionin dhe do të marrim vendimin e duhur. Nuk kemi interes politik në këtë aspekt. Kur të kemi gjithë dokumentacionin e duhur dhe atëherë do të shohim se si do të vendosim, duke marrë përgjigje për të gjitha pyetjet.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

