Nuri Stepa: Në kohën e komunizmit dënoheshe dhe pse dëgjoje radio
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2023, 20:32
Nuri Stepa, ish-pjesëmarrës i revoltës së Spaçit i ftuar në studion e Ora News me gazetaren e Sonila Musai tregoi se si qytetarët dënoheshin në sistemin komunist.
Ai tha se shumë nuk e besojnë se njerëzit dënoheshin se përse dëgjoje radio.
Në atë kohë, tregon Stepa, dënoheshe edhe nëse shkoje tek radha e qumështit dhe thoje që s'ka.
"Nëse ishe i survejuar mund të dënoheshe për gjënë më të vogël" shton ndër të tjera Stepa.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

