FOTOLAJM/ Naço përgëzon Çelën për ribashkimin me të te PS-ja, deputetja i injoron urimet, shfaqet me kufje në vesh

Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare është mbledhur sot teksa në rendin e ditës është shqyrtuar ligji për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, dhe po ashtu kanë raportuar Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi për situatën në Veri të Kosovës.

Por ndonëse në mbledhje ishin në tryezë disa çështjes të rëndësishme kishte deputetë që nuk ishin të përqendruar në diskutim. Kjo pasi ishte vetë kryetari i Komisionit Nasip Naço i cili përgëzoi Agron Çelën për ndjekjen e shembullit të tij duke kaluar nga PL-ja tek PS-ja, c’ka detyroi dhe një ndërhyrje të deputetëve demokratë të pranishëm në mbledhje.

E ndërsa Naço dhe Çela shkëmbenin urimet, deputetja e PS-së Pranvera Resulaj është shfaqur me kufje në vesh teksa fliste me kolegët, duke nënkuptuar se nuk i interesonte fare diskutimi në mbledhje.

FOTOLAJM/ Naço përgëzon Çelën për ribashkiminFOTOLAJM/ Naço përgëzon Çelën për ribashkiminFOTOLAJM/ Naço përgëzon Çelën për ribashkimin

Pjesë nga diskutimi

Nasip Naço: Para se tju jap fjalën zoti Ministër, doja t’i uroja mirëseardhjen zotit Çela në PS, ndihma dhe kontributi tuaj….

(Ndërhyn Ferdinand Xhaferri)

Nasip Naço: Edhe kur erdhi zoti Gështenja erdhi në grupin tuaj unë thashë të njëjtën gjë. Faleminderit

Ferdinand Xhaferri: Shiko ku keni arritur, i uron mirëseardhjen në grupin e PS, nuk e kuptoj.

FOTOLAJM/ Naço përgëzon Çelën për ribashkiminFOTOLAJM/ Naço përgëzon Çelën për ribashkimin