Ndregjoni paralajmëron demonstrata nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre deri në 21 Maj
Besim Ndregjoni, kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politik i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musaj kishte disa kërkesa ndaj qeverisë Shqiptare.
Ndregjoni tha se Unionit të të Përndjekurve Politik kërkon të ndërtohet muzeu i Spaçit, Muzeu Kombëtar Gulaku i Komunizmit.
Më tej ai u shpreh se të përndjekurit politik nuk kërkojnë asnjë lloj lëmoshe apo ndonjë ndihmë finaciare nga qeveria .
"Kërkojnë mundin, djersën, financën që ka mbajtur Shqipërinë në këmbë për 30 vite dhe tu rikthehet dinjiteti dhe morali. Nëse qeveria nuk e inaguron muzeun më 21 maj apo të lëvrojë paratë, në të kundërt do të përballet me një demonstrim të fuqishëm të paparë që ndoshta do të çojë dhe në konflikt civil".
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

