Apeli pushoi çështjen e bashkimit të dy statuteve, Gjokutaj: Tërheqja e Alibeajt për ta shtyrë më tej procesin
Në Gjykatën e Apelit të Tiranës vijon lufta për vulën e Partisë Demokratike, ndërsa deputeti Enkelejd Alibeaj ka bërë një hap pas duke bërë kërkesë për pushimin e ankimimit të tij kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës (vendimi Zhukri), që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të Kuvendit të 17 korrikut edhe ato të 18 dhjetorit 2021, të dy Kuvende të thirrura nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Sefa kërkoi gjithashtu që Gjykata e Apelit të marrë një vendim para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Avokati Genc Gjokutaj në "Ora e Betit" thotë se kjo tërheqje është për shtyrë akoma më shumë procesin.
Genc Gjokutaj: Deklaratan ishte nga Indrit Sefa, një avokat që u sëmur katër herë, u zëvendësua nga Kthupi. Pastaj ky iku dhe erdhi prapë Indrit Sefa, u bë kërkesë për përjashtim gjyqtari. Gjykata qëndroi. Gjykata e ka ndihmuar këtë zvarritje procesi, por kur u prek integriteti i gjykatës tha stop. Këta zvarritësit e procesit sot bënin thirrje për përshpejtim të procesit. Kjo tërheqje është për ta shtyrë akoma më shumë. Do bëjnë maksimumin që 11 dhjetori të mos njihet.
