Alibeaj apo Berisha? Bumçi: Gjykata ka vendosur në favorin tonë, dhe një fëmijë e di kush e drejton PD-në

Anëtari i kryesisë së PD Aldo Bumçi në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tha se "Qeveria do të hapë dëshpërimin se nuk ka shpresë në vend".

Bumçi thotë se "Gjykata ka vendosur në favorin tonë, shkalla e parë ka vendosur në favorin tonë" dhe se "Apeli e hapi çështjen pa të drejtë".

Aldo Bumçi: Qeveria do të hapë dëshpërimin se nuk ka shpresë në vend. Rama merret me opozitën për të thënë që merret me gjykatat.  Një opozitë krijohet nga njerëzit e lirë që mbushën bulevardin. Gjykata ka vendosur në favorin tonë, shkalla e parë ka vendosur në favorin tonë. Apeli e hapi çështjen pa të drejtë por dhe nëj fëmijë po të pyesësh kush e drejton PD-në e di. Kjo opozitë e vërtetoi disa herë që ka besimin e qytetarëve.

Sipas Bumçit "Një gjë është e sigurtë. Qytetarët do ti japin Ramës atë që meriton".

Aldo Bumçi: Një gjë është e sigurtë. Qytetarët do ti japin Ramës atë që meriton. Zgjedhjet lokale kanë 2 tregues bashkitë dhe votat për këshillat. Kandidatët e PL dhe partive aleate do të jenë mbi votat e PS, për bashkitë do të kemi mbi 30 bashki. Pas 10 vjet që pushteti është në një dorë bashkitë e falimentuara ndodhën me edi Ramën. Sot Shqipëria ka bashki të falimentuara, jo me një por me dhjetëra. Rama është sot në pikën e tij më të ulët ndaj merret nga mëngjesi në darkë me opozitën.  Ai është i frikësuar nga njerëzit që mbushën bulevardin.