Samiti i Davos, Rama: Përballuam sulmin kibernetik

Në takimin 5-ditor të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, kanë nisur diskutimin e orientuar nën moton "Bashkëpunim në një botë të fragmentuar".

Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e panelit për sigurimin e infrastrukturës kritike, ku foli për sulmet kibernetike.

Rama theksoi se ky sulm i sponsorizuar nga Irani u përballua me bashkëpunimin me Microsoft dhe FBI amerikane.

Liderë nga 130 shtete të botës, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, biznesmenë dhe diplomatë janë mbledhur në qytezën zviceriane Davos për forumin e përvitshëm ekonomik botëror.

Të pranishëm në këtë forum janë dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ai i Maqedonisë Stevo Pendarovski, të cilët do të flasin për përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si dhe do të diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë.