Vula e PD, Olli: Nëse gjykata shtyn vendimin çfarë ndodh me zgjedhjet?

Zvarritja në gjykata e vulës dhe logos së PD sipas Leonard Ollit po vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e saj në zgjedhje.

Në "Ora e Betit" ai tha se jemi në një situatë tragjikomike, por me pasoja shumë të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Leonard Olli: Fakti që kemi sot një vit sherr se kujt i takon shtëpia që u ndamë tregon fare mirë se jemi para një situate dramatike, tragjikomike por me pasoja shumë të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët sepse kemi një opozitë e cila është e fokusuar kaq shumë në problemet e brendshme ndërkohë që kemi një mbret të pashpallur, kemi kaluar në një republikë kryeministrore, ndërkohë që kemi vendosjen dhe instalimin pothuajse policor edhe de jure. Nëse vazhdojmë të shohim telenovelën në PD si e shtyu një gjyq dhe si e solli një gjyq tjetër ne këtu jemi të përfunduar. Në zgjedhje si do shkojë opozita, kush do regjistrohet në zgjedhje, kë do regjistrojë, kujt i takojnë komisionerët? Gjykatat mund ta shtyjnë vendimmarrjen deri vitin tjetër çfarë ndodh me zgjedhjet?

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.