Kume: Përfaqësuesit e PD nuk janë serioz, në zgjedhje kandidatët rregjistrohen me siglën e koalicionit
Kristaq Kume, ekspert i çështjeve zgjedhore në një intervitë në RTV Ora tha se përfaqësuesit e PD nuk janë fare serioz as "si drejtues partie politike e jo më të drejtojnë vendin". Këtë ai e lidh me faktin se sa i dorëzuan në kohë ndryshimet që bënë në PD.
Sa i pëket zgjedhjeve të 14 majit Kume thotë se "partitë politike formojnë koalicionin dhe kandidatët rregjistrohen me siglën e koalicionit".
Kristaq Kume: Këta nuk janë serioz fare as si drejtues partie politike e jo më të drejtojnë vendin. Kur bëhet një ndryshim ligji e këkron që ndryshimet të depozitohen në gjykatë. Ligjërisht nuk ka engesa. Për komisionin qëndror të zgjedhjeve ka vetëm një parti PD, se kush e përfqëson është tjetër gjë. Kandidatët e dalë nga primaret nuk mund të garojnë me siglën e PD. Tjetër rrugë nuk shikoj. PL e cila është e deklaruar dhe një parti tjetër rregjistrohen si parti politike formojnë koalicionin dhe kandidatët rregjistrohen me siglën e koalicionit. Askush nuk e pengon që fushata të bëhet me flamurin e PD. PD ka treguar se ka qenë e zonja të përballojë situata të tilla.
