Edhe Presidenti i kthehet ministrit britanik: S’mund të anatemohet Shqipëria për të fshehur dështimet
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ak reaguar pas deklaratave të ministrit të emigracionit të Britansië së Madhe, në të cilat ai përdorte gjuhë urrejtje. Begaj tha se emigrantëve shqiptarë po u bien në qafë zyrtarë të lartë që duhet të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor.
Nga Lezha, Presidenti i Republikës Bajram Begaj zgjodhi të referonte historinë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu për të komentuar deklaratat e ministrit britanik lidhur me çështjen e emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve në Britani.
Gjatë fjalës së tij, Begaj tha se askush nuk mund të fshehë dështimet duke anatemuar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Në përkujtim 555-vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Presidenti i Republikës se Shqipërisë Bajram Begaj vendosi kurorë me lule në memorialin e vendvarrimit te heroit në Lezhë.
Në fjalinë e tij Begaj tha se të gjeneralizosh shqiptarët me të kundërtën e saj, çka historia e parë gjakftohësisht ka treguar, është mashtrim, është keqdashje.
“Askush, qoftë edhe politikanë të huaj nuk mund të fshehin dështimet e tyre duke anatemuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Historia e Skënderbeut dëshmon vlerën tonë të hershme europiane”, tha Begaj.
I shoqëruar nga ministri Ulsi Manja dhe kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu ne sallën e qendrës Kulturore në Lezhë, ndoqën aktivitetin me këngë patriotike në nderim të heroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeu.
"Isha sot në qytetin e Lezhës, për të nderuar Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun në 555 vjetorin e vdekjes së tij. Pata kënaqësinë t’i drejtohesha qytetarëve dhe intelektualëve të Lezhës, të pranishëm në aktivitetin ceremonial e organizuar me këtë rast, si dhe të gjithë shqiptarëve, për frymëzimin që na përcjell madhështia e figurës së Skënderbeut përmes qëndresës së tij heroike.
Gjatë fjalës sime nënvizova se “historia e kombit shqiptar është ajo e arritjeve, qendresës, dhe e ringritjes përpos gjeopolitikës, përpos paragjykimeve, përpos dasive të kërkuara me insistim nga shtete shumë më të fuqishme. Jeta e Gjergj Kastriotit na kujton origjinalitetin e forcën e një populli autokton, pa orekse për territore që nuk i përkasin, por i palëkundshëm nga trojet e veta.”
Duke shfrytëzuar këtë datë përkujtimore theksova gjithashtu se “jeta e Gjergj Kasriotit tregon suksesin e besimit tek vetvetja, pa i lakmuar askujt asgjë. Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk është një legjendë, është një hero, por mbi të gjitha është një e vërtetë.”
Gjergj Kastrioti është Heroi ynë Kombëtar dhe ne i jemi mirënjohës për luftën, përpjekjet, sukseset dhe shembullin. Por, Gjergj Kastrioti ishte mbi të gjitha një shqiptar si të tjerë në mote e sot, që kanë në zemër dashurinë për këtë tokë, kanë besim në cilësitë e tyre, dhe dinë të arrinë suksese për vete e për shumë të tjerë. Këta shqiptarë janë në Shqipëri e kudo në botë", thekson në rrjetet sociale, Presidenti Bajram Begaj.
