"Ndërkombëtarët kundërshtojnë amnistinë", Ilda Zhulali: Qeveria asnjë përpjekje për të reflektuar
Drejtuesja e departamentit për politikën e jashtme në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali në një intervistë me gazetarin Everest Dedaj tha se "në vend që të vendosej integrimi si prioritet numër 1, jo vetëm që nuk ka angazhim por ka hapa që tregojnë se qeveria nuk është e interesuar për anëtarësim në BE".
Zhulali thotë se 5 nisma që ka marrë së fundmi qeveria janë në kundërshtim me BE si dhe të kundërshtuara nga ana e tyre.
Ajo solli në vëmendje nismën për amnistinë fiskale për të cilën thotë se dhe pse është kundërshtuar shumë nga ndërkombëtarët deri më tani "asnjë përpjekje për të reflektuar nuk është parë nga qeveria shqiptare".
Ilda Zhulali: Shikoj me keqardhje të madhe se që nga korriku në vend që të kishim një mobilizim dhe të vendosej integrimi si prioritet numër 1, jo vetëm që nuk ka angazhim por ka hapa që tregojnë se qeveria nuk është e interesuar për anëtarësim në BE. Ka të paktën 5 nisma që janë kundërshtuar nga BE. Amnistia fiskale është kundërshtuar qartë nga BE, që kjo do të jetë një njollë e madhe nëse qeveria vijon të këmbëngulë për këtë nismë. Deri tani Bashkimi Europian i ka dhënë paralajmërimet në të gjitha format dhe nuk i ka dhënë i vetëm.
"I ka dhënë FMN, Banka Botërore, Dhoma Amerikane e tregtisë, të gjithë këta aktor e kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare të tërhiqet nga nisma për amnistinë. Deri tani asnjë përpjekje për të reflektuar nuk është parë nga qeveria shqiptare. Qeveria vetëm si të mos lejojë opozitën të garojë në një vend që presupozohet të jetë demokratik."
