"Largimi masiv vijon", Bumçi: Shqipëria e cilësuar si bazë e krimit të organizuar, portë hyrëse e kokainës
Anëtari i kryesisë së PD Aldo Bumçi në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Arnold Kariqi tha se "Jemi në vitin e 10 të qeverisjes së Edi Ramës dhe ka një fenomen të pandërprerë nga viti 2015 ku nuk ndalon largimi masiv i shqiptarëve i pakrahasueshëm me asnjë vend të rajonit".
Pavarësisht këtij fakti Bumçi thotë se "Kjo është një qeveri që nuk i intereson për shqiptarët".
Sakaq ai kujtoi dhe vitin "2015 kur shqipatrët mbushën kampet në Gjermani ndërkohë që Rama hapi ekspozitë pikturash atje."
Aldo Bumçi: Jemi në vitin e 10 të qeverisjes së Edi Ramës dhe ka një fenomen të pandërprerë nga viti 2015 ku nuk ndalon largimi masiv i shqiptarëve i pakrahasueshëm me asnjë vend të rajonit. Përmasat e fenomenit Shqipëria i ka të ngjashme me Sirinë, Irakun dhe Afganistanin. Këto vite janë larguar 744 mijë shqiptarë sipas EUROSTAT.
Përmasat e largimit janë të tilla që për çdo vëzhgues duhej të kishte një pyetje pse largohen shqiptarët. Ky është një fakt i rëndë që ka sjellë zbrazjen e qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë. Nga viti në vit kemi rënë në nivel kombëtar. Nuk është fenomen normal.
Ka 5, 6 vjet që departamenti Amerikan i Shtetit e cilëson Shqipërinë si bazë të krimit të organizuar ndërkombëtar. Jemi kthyer në port kryesore hyrëse të kokainës. Dhe nga viti 2016 departamenti amerikan i shtetit e përcakton Shqipërinë në listën e parave të krimit.
"Kjo është një qeveri që nuk i intereson për shqiptarët. Nuk ka qenë zbrazja e vendt shqetësim. Në 2015 kur shqipatrët mbushën kampet në Gjermani ndërkohë që Rama hapi ekspozitë pikturash atje.", tha ai.
