Alibeaj tërhiqet nga ankimimi i çështjes së PD-së, Sefa: Ju bën mirë demokratëve, t'i jepet zgjidhje ngërçit ligjor
Kreu i grupit parlamentar demokrat i cili mban dhe vulën e kësaj partie pas largimit të Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e Partisë Demokratike.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa tha se një hap i tllë "ju bën mirë demokratëve që duan ti japin zgjidhje ngërçit ligjor të PD-së".
Sipas tij tërheqja nga ankimimi për statutin e Partisë Demokratike "Është për zgjidhje përfundimtare dhe të shpejtë".
Indrit Sefa: Vendimmarrja e sotme për të hequr dorë nga një kërkesë proceduriale që mund të ishte bërë pengesë, ju bën mirë demokratëve që duan ti japin zgjidhje ngërçit ligjor të PD-së. I dhanë mundësinë Gjykatës së Apelit që të japë vendim sa më shpejt mbi ligjshmërinë e vendimit të zotit Zhuri. Ne hoqëm dorë nga një gjykim i cili për ne kishte baza ligjore. Por për ti dhënë zgjidhje të shpejtë ngërçit të krijuar hoqëm dorë nga disa të drejta tona procedurjale dhe i dhamë mundësi Gjykatës së Apelit lidhur me ligjshmërinë e 11 dhjetorit. Është për zgjidhje përfundimtare dhe të shpejtë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

