VIDEO/ Policia malazeze dhunon politikanin Petraq Milo
Një incident i rëndë është shënuar pak ditë më parë në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku Kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, është dhunuar nga efektivët malazezë.
Sipas burimeve të “Ora News”, Milo ka qenë së bashku me familjen e tij kur është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga një efektiv malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.
Në mediat sociale janë publikuar edhe disa video, në të cilat shihet momenti kur anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë nxirret nga makina me forcë dhe dhunohet, ndërsa po ashtu është dhunuar edhe djali i tij.
Lidhur me rastin e Milos, lajmi është konfirmuar për “Ora News” edhe nga përfaqësues të Partisë së Lirisë, sakaq nuk dihet nëse ka pasur një denoncim nga ana e tij dhe nëse është njoftuar ambasada shqiptare për ngjarjen.
