Koçollari: Kur rashë në dokumente autentike në Greqi për Ali Pashën ndryshova mendim për të

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, profesori dhe studiuesi Irakli Koçollari u shpreh se libri i parë që ka lexuar që i ka kthyer mendimin ndryshe ishte libri i Sabri Godos për Ali Pashën.

Ai tha se kur ra në dokumente autentike në Greqi e kuptoi se i ishte hyrë në hak këtij njeriu duke shtuar se aty ka shumë dokumentet për vendin tonë.

Koçollari: Edhe unë kam qenë në njohjes e kësaj figure një qytetar i zakonshëm me aq sa ishte trashëguar në terrenet urbane si një pasha anodallak. Libri i parë që kam lexuar që më ka kthyer mendimin ndryshe ishte libri i Sabri Godos për të.

Kur rashë në dokumente autentike në Greqi e kuptova se i kemi hyrë në hak këtij personaliteti. Kam gjetur dokumente autentike të njerëzve që i kanë qëndruar afër këtij personi.Bibliotekat aty kanë fonde dokumentare pa fund. Miliona dokumente për Shqipërinë sa nuk na shkon në mend.

Të gjitha i ka Ali Pasha. Një burrë shteti shumë i madh. Shumë vizionar. Është pionieri i nacionalizmit shqiptar"

Më tek Koçollari tregon dhe për dokumentet që janë zbuluar në Rusi ku flitet për një marrëveshje mes Ali Pashës e Carit të Rusisë. Ali Pasha i kërkon ndihmë ushtarake Carit të shkëputet nga Perandoria Osmane.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.