Motra drejtoreshë te bashkia e Tiranës u arrestua për mashtrim, dorëhiqet nënkryetari i Bashkisë Pogradec

Ka dhënë dorëheqjen nënkryetari i bashkisë së Pogradecit Johan Sterjo.

Dorëheqja është dorëzuar që në datën 30 dhjetor me motivacionin "për arsye familjare", ndërsa firmosja u bë sot.

Sterjo ka qenë i komanduar në këtë post prej një viti, ndërkohë që momentalisht vijon detyrën si drejtor i Ujësjellësit të Pogradecit.

Kujtojmë që Sterjo është vëllai i Viola Sterjos, drejtoreshës së Mjedisit në bashkinë e Tiranës që u arrestua për mashtrim.