Tre të vdekur e 4 të plagosur, ekspertë nga Tirana në Dibër për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë

Ekspertë nga Tirana kanë shkuar në Dibër për të realizuar akt ekspertimin që do të hedhë dritë në shkaqet e aksidentit fatal me 3 të vdekur e 4 të plagosur ndodhur mbrëmjen e 4 janarit 2023 në aksin Fushë-Bulqizë - Shupenzë.

Tre viktimat janë të së njëjtës familje:  Kujtim Istrefi, Murat Istrefi dhe Lulëzime Istrefi.

Dy burrat vdiqën në vend ndërsa gruaja ndërroi jetë në spital. Po ashtu në spital po trajtohen dhe 4 të plagosurit e aksidentit që sipas raportimeve kanë lidhje fisnore më njëri-tjetrin.

Mësohet se për zbardhjen e dinamikës së aksidentit prokuroria e rrethit gjyqësorë Dibër ka thirrur ekspertët nga Tirana, Fadil Likaj dhe Fisnik Ziçishti të cilët po punojnë që nga dita e djeshme.

Përplasja ka qenë tepër e fortë pasi makina e bardhë është ndarë në dysh.

Nga akt ekspertimi deri më tani shkak dyshohet se shkaqet janë shpejtësia tej normaleve të lejuara por dhe ndërprerja e rrugës.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes sot kishte ende pjesë të makinave të aksidentuara.

Dy të rinjtë përkatësisht 20 dhe 25 vjeç quhen Edison dhe Mërgim Lazri. Në spital janë po ashtu edhe Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.

Në këtë aks ka dhe mungesë të ndriçimit ndërkohë që do të jenë ekspertët për të zbuluar shkaqet e aksidentit tek vendi i quajtur Ura e Gjoricës.