Maliq, e moshuara denoncon vjedhjen e parave në banesë

Një e moshuar në Maliq ka denoncuar vjedhjen e banesës. Denoncimi është bërë me 29 dhjetor të vitit që lamë pas.

"Më datë 29.12.2022, rreth orës 02:50, shtetasja L. H., 67 vjeçe, banuese në fshatin Pirg, Maliq, ka njoftuar se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka marrë me forcë, në banesën e saj, një shumë parash".

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.