Aksidentet “pa frena”, makina përplas kalimtarin te “Transballkanikja”, 60-vjeçari rëndë në spital

Aksidentet automobilistike vijojnë tme ritme shqetësuese. Paraditen e kësaj të enjteje, një i tillë u shënua në Vlorë, ku një mjet i tipit “Ford” ka përplasur një shtetas rreth moshës 60-vjeçare.

Personi në fjalë mësohet se ka qenë duke kaluar rrugën në momentin e përplasjes.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Ngjarja në fjalë mësohet se ka ndodhur në rrugën “Transballkanike”,  ku kanë qenë kalimtarët e rastit që janë munduar t’i japin ndihmën e parë të plagosurit derisa ka ardhur ambulanca.