Yuri Kim ia përsërit edhe Dumanit: Askush mbi ligjin, SHBA mbështet reformën në drejtësi e SPAK

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zbardhur detaje nga takimi i saj sot me kreu e sapozgjedhur të SPAK, Altin Dumani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada shkruan se Yuri kim e ka uruar për detyrën e re dhe ritheksoi se SHBA-të mbështesin reformën në drejtësi.

Kim ka përsëritur qasjen e presidentit Biden lidhur me luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Yuri Kim: Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, për ta uruar atë për postin e tij të ri drejtues. Ajo ritheksoi që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e reformës në drejtësi, një kërkesë për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Në këtë drejtim dhe për të çuar përpara jetësimin e faktit që Presidenti Biden e ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do të mbështesim plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore. Askush nuk është mbi ligjin.

Takimi mes diplomates amerikane dhe kryeprokurorit të ri të SPAK, zgjati rreth 60 minuta paraditen e të enjtes.

Më pas pjesë e bisedës janë bërë edhe prokurorët e tjerë të njësisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.