Aksidenti tragjik në Rrugën e Arbrit, i vihen prangat në spital shoferit të Benzit

Edison Lazri, 28 vjeçari nga fshati Bllatë i Dibrës, është arrestuar për aksidentin tragjik në urën e fshatit Gjoricë ku humbën jetën 3 pjesëtarë të një familjeje dhe 4 të tjerë u plagosën.

Edison Lazri është drejtuesi i Benzit të bardhë, 240, që nga pamjet duket se është ndarë në dysh, shenjë që përplasja ka qenë e fuqishme.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18.15, të 4 janarit në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë.

Edison Lazri duke drejtuar automjetin tip 'Benz', po dilte nga Gjorica për të hyrë në rrugën e Arbrit kur u përplasur me  automjetin tjetër tip 'Benz', që vinte nga Maqellare dhe drejtohej nga shtetasi Kujtim Istrefi. 55 vjeçari banues në Maqellarë  është një ndër viktimat e aksidentit tragjik.

Si pasojë e aksidentit veç Kujtimit humbën jetën dhe dy pasagjerët Lulëzime Istrefi, bashkëshortja e tij dhe Murat Istrefi, vëllai i Kujtimit.

Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur shtetaset Firuze Istrefi 55 vjeç, Kadrie Markeçi 18 vjeçe, Mërgim Lazri 24 vjeç dhe vetë Edison Lazri. Ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Në njoftimin për shtyp nuk saktësohet akuza e ngritur ndaj 28 vjeçarit.