Banorët në fshatin Gjyshaj të Lushnjes bëjnë detyrat e shtetit, shtrojnë rrugën me paratë e tyre
Kanë vendosur të mos e presin më shtetin dhe t'i hyjnë vetë punës.
Banorë të fshatit Gjyshaj në Lushnje, kryesisht emigrantë kanë mbledhur fonde e kanë nisur shtrimin e rrugës.
"Kemi ardhur nga emigrimi dhe po mbledhim të gjithë nga pak lekë si fshat për të bërë një copë rrugë."
Janë vetëm 4 kilometra por në të nuk është investuar për mbi një dekadë.
"Na kanë lëë në harresë."
"Nuk kërkojmë nga shteti asgjë vetëm rrugën".
Përfaqësuesit lokalë u kanë premtuar rrugë të re sa herë ka zgjedhje, por fjalën nuk e kanë mbajtur.
"Vijnë për të marrë votat."
Në fshatin Gjyshaj, ku jetojnë mbi 200 persona, thuajse të gjitha shtëpitë janë të reja.
Banorët kanë investuar në to, por thonë se mungesa e rrugës i ka izoluar nga qyteti.
"As gomari nuk hyn këtu."
"Makina më ka dalë jashtë përdorimit, e kisha në servis tani dhe nuk kishte mekanik ta kapte me dorë."
"5 mijë lekë bileta nga këtu në Lushnje për shkak të rrugës së keqe."
Ndaj drejtueses së Bashkisë shprehin kritika që i ka përqendruar investimet vetëm në qytet.
"Nuk ka bërë asgjë këtej, vetëm në Lushnje".
Vështirësitë më të mëdha janë në stinën e dimrit, ku rruga bëhet e pakalueshme, veçanërisht për fëmijët që duhet të shkojnë në shkollë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
