Prej kohësh i sëmurë, 64 vjeçari i burgosur në Shënkoll mbërrin i pajetë në spital (Emri)

Një 64 vjeçar i burgosur në burgun e Shënkollit ka mbërritur i vdekur në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës.

Burime për Ora News bëjnë me dije se i burgosuri i identifikuar si Shpëtim Ferko kishte probleme shëndetësore dhe vdekja dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes.

Viktima ka qenë pacient në spitalin e burgut të Shënkollit, me vendim gjykatë mjekim të detyruar pasi prej kohësh kishte probleme shëndetësore.