Bastet online, Fidel Ylli: Shteti do të gjurmojë dhe kërkojë llogari për lekët

Bastet online do të rikthehen dhe pse rreth 3 viteve më parë u mbyllën me bujë.

Presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se “Bastet u mbyllën në parlament ligjërisht por në fakt këto nuk janë mbyllur asnjëherë”.

Fidel Ylli: Bastet u mbyllën në parlament ligjërisht por në fakt këto nuk janë mbyllur asnjëherë. Ne kërkojmë ti kontrollojë shteti. Unë nuk i promovoj bastet se nuk asnjë gjë e mirë është një ves. Vesi nuk mbyllet me ligj, kompanitë e basteve nuk i mbylli Enver Hoxha që të varte në mes të bulevardit për 100 lekë. Basti është ves i hershëm.

Sipas tij tani fëmijët luajnë në bastet online në të zezë dhe nuk kontrollohen ndërsa me lejimin e basteve online do të ketë kontroll.

Fidel Ylli: Sot fëmija 12 vjeç nga telefoni luan baste në të zezë dhe familja nuk e kontrollon. Kjo që themi ne do të ketë kontroll. 25 federatat shqiptare kanë 1 milion e gjysmë dollar buxhet. Shteti shqiptar ka pas marrë nga kompanitë e basteve 50 milion euro në vit që duhet të vinin tek numri i llogarisë së Ministrisë së Kulturës dhe Sportit. Këto para kryeministri ka dhënë fjalën para të gjithë federatave para drejtorit të policisë që nëse ligji do të kalojë në parlament të gjitha paratë nga kompanitë e basteve 70% do ti marrë sporti pjesa tjetër rinia dhe kultura.

AI thotë se shteti do ti gjurmojë ato që luajnë dhe do t’ju kërkojë llogari për lekët.

Fidel Ylli: Shteti nuk do të lejojë me shuma të mëdha pasi do të thotë “Ku i gjete aq lekë që luajte?” dhe kjo është e mira për të kontrolluar qytetarët, paratë e zeza, ata njerëz të sëmurë që luajnë 20 milion sot dhe i kanë pare droge pare të pista. Shteti do të më gjurmojë dhe do të kërkojë llogari për lekët. Debate do të ketë por këtë nismë nuk e ka kërkuar qeveria por elita e sportit.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.