“Manipulohen qytetarët!” Kikia: Qeveria fut dorën në xhepat tanë dhe shpërnda bonuse

Gazetari, Mentor Kikia në një intervistë në RTV Ora tha se paketa e ndihmës e dhënë nga qeveria nuk është një politikë sociale pasi nëse do të ishte e tillë do të vijonte në kohë.

Kikia e konsideron këtë si manipulim të qytetarëve në prag të zgjedhjeve.

“Sukses i qeveris nuk është t’ju marrësh atyre që punojnë dhe të ushqesh ata që nuk punojnë.” , tha ai.

Mentor Kikia: Para proceseve zgjedhore dikur uleshin ca taksa, faleshin taksat e dritave, lehtësoheshin borxhlinjtë në dyqanet e dritave. Sot rikthehemi sërish në të njëjtën metodologji të manipulimit të qytetarëve. Edhe pse në pamje të parë duket një veprim social i domosdoshëm, i nevojshëm shpërndarja e një pakete ndihme për qytetarët në nevojë, në fund pyetja që bëhet është “Çdo familje do të marrë 50 mijë lekë të vjetra, çfarë do të bëjë me to?”. Ja i prishi brenda një jave po pastaj? Pastaj do të vazhdohet me sytë nga qeveria. Nuk besoj se një qeveri e suksesshme është ajo që arrin të sigurojë fonde për të shpërndarë një paketë shoqërore. Nëse 8 mijë lek e shpërnda për familjet e varfra duhet ta bësh në mënyrë të vazhdueshme.

“Duhet ti garantohet familjeve në nevojë minimumi jetik. Nuk mund të duartrokasim një veprim të qeverisë që fut dorën në xhepat tanë dhe shpërnda një bonus për të demonstruar imazhin e saj social. Nuk është sukses të marrë para dhe t’ja jap dikujt që është i papunë por duhet ti gjejë punë të papunit. Sukses i qeverisë nuk është t’ju marrësh paratë atyre që punojnë dhe të ushqesh ata që nuk punojnë.”


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.